Wednesday, December 10, 2008

Jules de Rességuier

Katër vargje gazmore që bien nga pupla jote
Katër herë në ditë këndojnë këngën e tyre:
Vaktin e zogut që agimi e thërret
E vaktin ku çajniku pret shërbyesin,

Vaktin ku shkollari le mësimin,
Vaktin ku poeti dëgjon Filomelën.
Këto katër çaste, me një melodi të ëmbël,
Kujdesen të këndojnë katër vargjet e tu.

Por as zogu i kaltër, i strukur mes pemëve,
As banakier i përulur që lan një kristal,
As shkollari biond shtrirë mbi mermerë,
As ëndërrimtari i qetë, në ëndrrën e çrregullt,

S’do shikojnë të kalojë në kumbimin e katër vakteve,
Mbi shkallaret tona e në banesat tona,
Një mik të gëzuar të një kohe që e doja,
Një mik të dashur që s’do ta shohim kurrë!

No comments: