Wednesday, December 10, 2008

Zbehtësi
Zonjës Delphine de Girandin

Kur mbi ballin tënd të bukur qeshte vashëria,
E përskuqej mbi buzët e tua nga zjarri,
Kur faqja e lulëzuar kremtonte rritjen tënde,
Kur jeta e dashuria të dukeshin veç një lojë:

Kur dukej që shtati i zhdërvjellët ende rritej
E Muza mbinte në vështrimet tua të kaltra;
Kur krahët e bukur shtypnin kapsen e verdhë të zhveshur
Në pyllin bjond të flokëve gjithë ar të kulluar;

Kur qeshjet fëminore të dridheshin mbi kraharor
E gufmonin gjirin tënd pa e trazuar zemrën,
Delfinë, ti nuk ishe në atë kohë aq e bukur,
Sa në kohën e pamjes së trishtë të zbehtësisë tënde!

No comments: