Wednesday, December 10, 2008

Porti

Një çengel mbi rërë, një litar i brishtë
Të mbajnë në port e, megjithatë, vapor i bukur,
Dy herë vala duke ikur të le mbi argjilë,
E dy herë, i ndezur, ti pluskon më i shkathët
Sa herë që uji kthehet!

Si ty, njeriu më kot rend, fshihet e mërgon:
Jeta më shpesh e trazon atë në fund të portit,
E ngre, pastaj e ul, rebele a e bindur:
Sepse forca s’është asgjë, sepse s’ka asnjë strehë
Ndaj erës e ndaj fatit.

No comments: