Kushtuar MADAME DORVAL
Për ty këngë dashurie, rrëfenja aventurash,
Tablo ngjyrash të gjalla,
Librat magjepsës, parfume, stoli,
Lodra fëmijësh e lule.
Për ty gjithçka që i qesh syve, që kënaq shpirtin,
Dhe të bën të dashurosh çastin e tanishëm;
Ti që i jep të gjithëve një jetë, një flakë,
Një emër krejt të ri e plot joshje;
Ty që iluzioni të frymëzon, të deh, të shkrumbos
Nga lumturia apo nga dëshpërimi;
Mbretëreshë pasionesh që di të jetosh dy herë,
Për veten ditën, për të tjerët mbrëmjen.
Vetmitare e menduar apo mrekulli tragjike,
Zemër e thjeshtë, shpirt tekanjoz,
Duke qarë çdo mëngjes me lotët që në darkë
I bëre të binin nga sytë tanë;
Nderoje nektarin e këngëve frymëzuese,
Larg vlugut të pangopur e fatal,
Jetoje artin hyjnor e poezinë
Si një feniks brenda një kristali.
No comments:
Post a Comment