Kushtuar MADAM DORVAL
Nëse emri im shpon natën e errët të shekujve,
Ky libër, i shkruar për ty, nën emrin tënd do jetojë...
Atë që koha tashmë lehtas murmurit,
Ndonjë, në të ardhmen, zë lartë do ta rilexojë.
Të tjerë sy i kanë derdhur lotët e tu - Një tjetër gojë
Thotë fjalë që kisha radhitur mbi buzët e tua,
E që drejt së ardhmes (kjo humbje na prek ne)
Do shkojnë nga zëri në zë më pak të qashtra e krejt ndryshe.
Ç'rëndësi ka! - Pas nesh kjo do jetë gjë shumë e keqe:
Burimi gufues është i bukur, e pastaj do lagë
Kallama, pyje të mëdhenj, një pellg, një shkretëtirë;
Kështu deri në det ku do mbarojë vrapim i tij,
I njëjti fat - Por gjithmonë në burim,
Emri yt i gdhendur mirë do lexohet mbi ujëra.
No comments:
Post a Comment